Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grupin kriminal që tregtonte dhe furnizonte me drogë grupe të tjera kriminale. Antidroga e Tiranës ka zhvilluar hetime për të paktën 5 muaj ku ka arritur që të gjejë prova dhe të organizojë operacionin për arrestimin e 4 personave me rrezikshmëri të lartë.
Të arrestuarit ishin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ku prej kohësh bashkëpunonin me njëri tjetrin për drogërat e forta dhe të lehta.
Ata takoheshin në vende të ndryshme të populluara, duke shfrytëzuar edhe ambjentet si qendrat tregtare.
Grupi kriminal ishte i sofistikuar dhe ruhej nga policia. Kjo për faktin që në takimet e tyre përdornin automjete të shumta, në mënyrë që mos të udhëtonin me një mjet të vetëm.
Demokrat Dylgjeri nga Elbasani figuron me precedent penal për armë, Vladimir Kani nga Fushë Kruja i dënuar më herët për drogë. Edhe personat e tjerë të arrestuar janë gjithashtu me precedent penal.
/a.r