Detaje tronditëse/ Kush është biznesmeni që u hodh sot nga kati i 9 i pallatit në Durrës, të njëjtin fat tragjik pati mo

Pas tragjedisë ku një 40-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, mësohet se ngjarja ndryshe nga çfarë u raportua fillimisht nuk ka qenë aksidentale.

Biznesmeni Ilir Myshketa, baba i dy fëmijëve, mësohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9-të i pallatit 12-katësh, ku vetë banonte në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Pas hedhjes, ai ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes dhe motivet, që e kanë shtyrë viktimën drejt marrjes së jetës.

Mësohet se kjo është tragjedia e dytë në këtë familje, pasi kohë më parë edhe e motra ka ndërruar jetë në të njejtën formë, duke kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com