Detaje të reja/ Vrasja e Pëllumb Metës nga e bija, policia gjen armën e përdorur në krim! E kishte hedhur në kënetë…!

Pak orë pas zbulimit të krimit të rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ku vajza vrau babain e saj, policia ka gjetur armën që dyshohet se 19 vjeçarja Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin Pëllumb Meta 50 vjeç.

Arma është gjetur e hedhur nga autorja në një kënetë pranë fshatit Shënavlash ku edhe ndodhi ngjarja, ndërsa tashmë pritet që të dërgohet në Institucionin e policisë për ekzaminim.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërsa ka qenë  djali 25-vjeçar i cili shkoi në policinë e Durrësit, për të kallëzuar largimin e të atit.

4 ditë pasi mori denoncimin, policia gjeti fillimisht makinën e 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Në këtë pikë, nën dyshimet se Pëllumb Meta ishte zhdukur policia intensifikoi hetimet dhe arriti të siguronte prova që në fakt treguan se ai ishte vrarë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com