Të tjera detaje kanë dalë në dritë për plagosjen e ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Golem në Shkodër.
Mësohet se i plagosuri Ronaldo Kola dhe autori Marjo Kroni njiheshin me njëri-tjetrin. Ata ishin takuar në mënyrë që të sqaroheshin, teksa fillimisht kanë nisur që të debatojnë ashpër.
Pas kësaj, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Kronit, i cili është ende në kërkim policor. Vetë i riu ka deklaruar para policisë se nuk e njeh autorin.
Ndërsa burime policore bëjnë me dije se mes të plagosurit dhe autorit Mario Kroni ka patur një konflikt të mbartur. Kroni ka qëlluar nga një fugon i bardhë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij.
Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/a.r