Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vasjan të Elbasanit, ku kryeplaku i fshatit ka humbur jetën pasi ka rënë në greminë. Bëhet me dije se 59-vjeçari ka qenë duke pastruar kanalin vaditës, por aksidentalisht ka rënë nga një shkëmb në një thellësi rreth 100 metra.
Për shkak të terrenit të vështirë, trupi i pajetë u gjet pas disa orësh kërkime nga ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe ekipeve të Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor.
Në kërkim u përfshi edhe një helikopter i Emergjencave Civile, që bëri të mundur lokalizimin e vendit të aksidentit dhe më pas u bë nxjerrja e trupit të pajetë.
/a.r