Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e së hënës në një kompani në Athinë, ku një ish punonjës qëlloi për vdekje tre persona dhe më pas kreu vetëvrasje.
Para se të hapte zjarr, sulmuesi u ka thënë drejtuesve të kompanisë: “Kam ardhur për të larë hesapet”.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 70 vjeçari ishte punonjës prej gati 36 vitesh dhe së fundmi ishte shkarkuar nga puna. Diçka që ai mesa duket nuk mund ta pranonte kurrë dhe vendosi të hakmerrej.
Ai mbërriti në biznes pak pas orës 10:00 dhe i tha rojes së sigurisë se kishte ardhur për të zgjidhur disa çështje.
Autori ka hyrë në ambientet e kompanisë nga parkingu. Ai fillimisht është ngjitur në katin e sipërm ku ka qëlluar dy persona dhe më pas është ndalur në katin e dytë ku ka qëlluar edhe një person.
Sipas dëshmive të punonjësve, autori kishte punuar në një ishull që i përkistë pronarit të kompanisë së anijeve dhe se ‘donte të hakmerrej ndaj bosëve’.
“Ai u bërtiste të gjithëve të largoheshin, ai nuk donte të godiste asnjë prej nesh, vetëm shefat dhe i vuri në shënjestër. Dy shefa dhe një punonjës”, thanë ata./m.j