Përbërja kimike, cianid është gjetur në gjakun e gjashtë personave që vdiqën në një suitë hoteli luksoz në Bangkok, sipas mjekëve që bënë ekzaminimin e trupave të tyre.
Bazuar në ekzaminimin fillestar pas vdekjes, ata thonë se nuk ka “asnjë shkak tjetër që do të shpjegonte vdekjen e tyre përveç cianidit”.
Por po bëjnë teste të mëtejshme për të përcaktuar intensitetin e kimikatit vdekjeprurës dhe për të përjashtuar çdo lëndë toksike tjetër.
Hetuesit mjeko-ligjorë gjithashtu gjetën gjurmë cianidi në filxhanet e çajit të përdorura nga viktimat, të gjithë me origjinë vietnameze. Policia dyshon se një nga të viktimat shkaktoi helmimin për shkak të një borxhi që i kishte marrë një çifti, që ishin në mesin e të vdekurve.
Buzët dhe thonjtë e viktimave ishin kthyer në ngjyrë vjollce të errët që tregon për mungesë oksigjeni, ndërsa organet e tyre të brendshme u kthyen në “të kuqe të gjakut”, që është një tjetër shenjë e helmimit me cianid, tha profesori Kornkiat Vongpaisarnsin i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Universitetin Chulalongkorn.
Doktori Chanchai Sittipunt, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, u shpreh se duhet të zbulonin se sa cianid kishte në gjakun e viktimave.
“Por nga ajo që kemi zbuluar, nga vëzhgimi, nga kontrolli i organeve të brendshme, nga gjetja e cianidit në gjak gjatë testit të shqyrtimit, nuk ka asnjë shkak tjetër që do të ishte faktori që do të shkaktonte vdekjen e tyre, përveç cianidit”, tha ai për gazetarët.
Viktima u gjetën nga punonjësit e hotelit me 5 yje Grand Hyatt Erawan në kryeqytetin tajlandez të martën, dyshohet rreth 12-24 orë pas vdekjes së tyre.
Kryeministri i Tajlandës Srettha Thavisin urdhëroi një hetim urgjent për rastin, duke theksuar se vdekjet ishin rezultat i një “çështjeje private”.
2 nga 6 të vdekurit i kishin dhënë borxh dhjetëra milionë Thai Baht, një prej viktimave për qëllime investimi, thanë autoritetet. Dhjetë milionë baht janë me vlerë rreth 280.000 dollarë.
Misteri mbuloi ngjarjen, por tani po shfaqet një pamje më e qartë e asaj që mund të ketë ndodhur.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, zëvendës shefi i policisë së Bangkok, Noppassin Poonsawat tha se grupi kishin rezervuar 5 dhoma, katër në katin e shtatë dhe një në katin e pestë.
Të hënën, grupi kishin shkuar të gjithë në dhomën në katin e pestë. Dy nga viktimat, Sherine Chong, 56 vjeçe dhe Dang Hung Van, 55 vjeç, kanë edhe nënshtetësi amerikanë.
Katër të tjerët ishin shtetasit vietnamezë Thi Nguyen Phuong, 46 vjeçe, burri i saj Hong Pham Thanh, 49 vjeç, Thi Nguyen Phuong Lan, 47 vjeç dhe Dinh Tran Phu, 37 vjeç.
Grupi porositi ushqim dhe çaj, që iu dërgua në dhomë rreth orës lokale 14:00 dhe u mor nga zonja Chong.
Sipas zv/shefit të policisë, kamarier i ofroi t’i bënte çaj, por zonja Chong e refuzoi këtë. Kamarieri kujtoi se ajo “fliste shumë pak dhe ishte dukshëm nën stres”, thanë autoritetet.
Kamerieri u largua nga dhoma dhe askush tjetër s’ka hyrë brenda përveç viktimave. Policia deklaroi se nuk kishte shenja sherri apo grabitje. Ndërsa më vonë gjeti gjurmë cianidi në të gjashtë filxhanat e çajit.
Kishte një emër të shtatë në rezervimin e hotelit të grupit, të cilin policia e identifikoi si motrën më të vogël të një prej viktimave. Ajo ishte larguar nga Tajlanda javën e kaluar për në qytetin bregdetar vietnamez të Da Nang dhe nuk është e përfshirë në incident, tha policia.
Të afërmit e marrë në pyetje nga policia thanë se çifti, Thi Nguyen Phuong dhe Hong Pham Thanh, zotëronin një biznes ndërtimi dhe i kishin dhënë para zonjës Chong për të investuar në një projekt për ndërtimin e një spitali në Japoni.
Policia dyshon se Tran, një artist make-up me bazë në Da Nang, gjithashtu ishte “mashtruar” për të bërë një investim.
Nëna e Dinh tha për BBC se i biri kishte udhëtuar në Tajlandë të premten dhe kishte telefonuar në shtëpi të dielën duke u thënë që duhej të zgjaste qëndrimin e tij. Kjo ishte telefonata e tyre e fundit.
Zonja Chong kishte punësuar Tran si grimierin e saj personal gjatë udhëtimit, tha një nga studentët e tij për BBC Vietnamese.
Babai i Tran, Phu, tha për mediat vietnameze se djali i tij u punësua javën e kaluar nga një grua vietnameze për të udhëtuar në Tajlandë.