Një argjendari në Suharekë është grabitur pak para orës 16:00 nga persona të panjohur.
Tre prej tyre grabisnin bizhuteritë, ndërsa i katërti bënte roje jashtë argjendarisë.
Me të marrë informacionin policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ka pasur edhe shkëmbime zjarri me të dyshuarit. Nga shkëmbimet me armë zjarri, një polic raportohet se ka mbetur i plagosur nga një plumb që është kthyer rikoshet.
Kështu ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se gjendja e policit është e mirë ndërsa ai po trajtohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Të dyshuarit pas ngjarjes kanë ikur me një veturë me targa të huaja dhe janë në arrati.
Policia është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.