Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Velipojë, ku humbën jetën dy persona.
Dy viktimat u identifikuan si Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi, të cilët u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku. Bëhet me dije se sherri ka nisur që në muajin Qershor.
33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte pasi një konflikt me kushëririn e 33-vjeçarit.
Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje.