Detaje nga divorci/ Kushti i Princit për Elian: Ose burrin, ose pasurinë

Marrëdhënia mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre. (lexo këtu). Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë formë të prerë.

Sipas vendimit, Elia Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë euro. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndersa dyqani 7-10 mijë euro/m2.

Por, kjo pasuri i hiqet nëse bie në dashuri dhe martohet.

“Kur Geraldina të bëhet madhore nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”- thuhet në vendim.

Pra, Elia Zaharia duhet të mos ketë shokë, të bashkëjetojë apo martohet me njeri, pasi Geraldina të mbushë 18 vjeç. Ky është kushti i Leka Zogut.

Ndërkohë, Princi po jeton romancën me parteren e re, fotografen Blerta Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com