DETAJE / Konfliktet mes Jani Alisë dhe Elton Çiços nisën në Greqi, në vitin 2000

Shkak i vrasjes së 9 viteve më parë, në 1 Maj të 2016-s, dyshohet hasmëria mes Jani Alisë dhe Elton Çiços. Historia e konfliktit mes tyre nisi në vitin 2000 në Greqi, ku Jani Alia dyshohet se vrau shokun e fëmijërisë së Elton Çiços. Alia arrestohet, ndërsa në pranga gjatë asaj kohe bie edhe Çiço për trafik droge. Në vitin 2003 të dy rastisin në të njëjtin burg, atë të Koridhalosë.

Aty ndodhi dhe konflikti i parë mes tyre, ku Çiço e plagosi rëndë me thikë. Më pas dy shqiptarët u lanë në burgje të ndryshme. Në Qershor të 2015, Jani Alia doli nga burgu me leje për 11 ditë, por nuk u kthye më dhe erdhi ilegalisht në Shqipëri. Pas arratisjes së tij, nga burgu në atë vit doli edhe Elton Çiço.

Konflikti mes tyre u transferua në vendin tonë. Në Janar të 2016, Alisë iu bë atentat pranë zonës së “Parkut të Autobusëve”, nga Elton Çiço. Alia u tentua të vritet edhe në Prill të atij viti, por mbeti i plagosur në dorë. Policia dyshonte Çiçon si autor, por nuk provoi autorësinë e tij. Tentativave për ta vrarë, Jani Alia, iu kundërpërgjigj duke vrarë Elton Çiçon.

Në vitin 2022, emri i Jani Alisë ishte mes 5 emrave më të kërkuar nga autoritetet shqiptare. Një vit më vonë, Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë pasurinë e tij pasi nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të deklaruara prej familjarëve dhe dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i Alisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com