Pesë persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës pasi dyshohet se kërcënuan me SMS, për shkak të detyrës, presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Një prej të arrestuarve është Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit, “Iliria”.
Sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se Nazmi Selmani i ka kërkuar Dukës, që të marrë në Kombëtaren Shqiptare një prej djemve të tij dhe ai nuk ka pranuar. Si pasojë, 7 personat janë drejtuar drejt banesës së tij.
Mësohet se fillimisht ata e kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe më pas i kanë shkuar në banesë.
Ndërkohë në pranga janë vënë edhe Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani dhe Santiago Selmani, të gjithë banues në Krujë. Ndërsa, të proceduar penalisht janë A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 22:30 i kanë shkuar te banesa dhe kanë tentuar ta kërcënojnë.
/a.r