Zbardhen detaje nga arrestimi i Ibrahim Licit, i akuzuar për vrasjen e Endrit Mustafës.
I riu shqiptar, i shpallur në kërkim, u arrestua në Turqi.
Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.
Janë ngritur akuza nga pala turke për këto vepra penale.
/f.s