Dështon arratisja! Shqiptarja kapet duke u larguar pa paguar veshjet dhe çantat në vlerë 7 mijë euro në Milano

Një 25-vjeçare shqiptare u arrestua pasditen e së shtunës në Milano, pasi tentoi të vidhte mallra me vlerë 7000 euro brenda Rinascente, qendra tregtare në rrugën Santa Radegonda pranë Duomos.

Sipas mediave italiane alarmi u dha pak para orës 17:00, kur roja i sigurisë pikasi të renë teksa ajo po përpiqej të largohej nga objekti me rroba dhe çanta që nuk i kishte paguar. Pasi u zbulua, vajza nuk ka rezistuar dhe pranoi fajësinë.

25-vjeçarja shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nuk rezulton me precedentë të mëparshëm. Ajo u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com