Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 97 persona dhe kanë plagosur 123 të tjerë në 24 orët e fundit, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë në enklavë në të paktën 30,631 që nga 7 tetori.
Fushata ushtarake e Izraelit në rripin e Gazës ka lënë gjithashtu 72,043 palestinezë të plagosur në Gaza që nga sulmet e udhëhequra nga Hamas më 7 tetor në Izraelin jugor, shtoi ministria. Disa nga të vrarët mbeten nën rrënoja.
Shumë vende të botës kanë kërkuar që Izraeli të ulë intensitetin e sulmeve dhe të mbrojë sigurinë e civilëve.
Ndërkohë, diskutimet për një armëpushim të mundshëm në Kajro përfunduan pa një marrëveshje.
/f.s