Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë, Macron nuk tërhiqet: Zgjohuni! Nëse Rusia fiton…!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, i ka qëndruar tezës së tij për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Në një intervistë të dhënë për The Economist, Macron ripërsëriti qëndrimin e tij në lidhje me qasjen që Perëndimi duhet të ketë kundrejt Rusisë.

“Unë nuk përjashtoj asgjë, sepse ne po përballemi me dikë që nuk përjashton asgjë,” tha Macron kur u pyet nëse ai u qëndronte komenteve në fillim të këtij viti për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë.

Duke iu referuar analizave të ekspertëve që besojnë se Rusia mund të jetë në prag të nisjes së një ofensive të re të madhe në Ukrainë, Macron tha se “nëse Rusia vendos të shkojë më tej, të gjithë do të duhet t’i bëjmë vetes këtë pyetje “të dërgimit të trupave në Ukrainë”.

Macron sqaroi se deklaratat e tij janë “thirrje strategjike zgjimi për homologët e tjerë perëndimorë”.

Ai e përshkroi Rusinë si një fuqi destabilizuese dhe “një kërcënim për sigurinë e evropianëve”.

“Unë kam një objektiv të qartë strategjik: Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë,” tha Macron.

“Nëse Rusia fiton në Ukrainë, nuk do të ketë me siguri në Evropë”, shtoi ai.

“Kush mund të pretendojë se Rusia do të ndalet atje? Çfarë sigurie do të ketë për vendet e tjera fqinje, Moldavinë , Rumaninë , Poloninë , Lituaninë dhe të tjerët?”, pyeti presidenti francez.

Intervista e Macron vjen nje javë pasi ai mbajti një fjalim të fortë ku deklaroi se Evropa mund të “vdesë” për shkak të kërcënimit të paraqitur nga agresioni rus, ndaj apeloi për rritje të kapaciteteve mbrojtëse evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com