“Dera e hapur për këdo”/ Sekretari i PD-së Noka nga Përmeti: Tani duam qeveri teknike dhe lirimin e liderit të opozitës!

“Ku është drejtësia e re? Ku është Altin Dumani? A e dha shqiptarëve Altin Dumani një përgjegjës ligjor për vjedhjen e inceneratorëve? Jo. Altin Dumani nuk ka këllqe të luftojë krimin dhe korrupsionin se ai është peng i Edi Ramës. Atij i është caktuar vetëm një detyrë, të luftojë opozitën. Ndaj sot nuk ka asnjë prapa hekurave për 400 milionë eurot e vjedhura për koncesionet në shëndetësi. Prandaj sot Lali Vjedhësi i Tiranës vazhdon të ulet në atë karrige. Dumanit do i themi: nuk ke për të qenë kurrë i denjë për atë vend se nuk mund të ketë drejtësi të denjë në një vend ku luftohet natë e ditë opozita. Sali Berishën, liderin e opozitës e mban të burgosur pa provë, pa fakt, pa akuzë. Është i vetmi lider në botën demokratike që mbahet i burgosur pa akuzë”.

Dera është e hapur për këdo, tha Noka, dhe i bëri thirrje çdo demokrati që të kthehet te PD-ja, duke përmendur edhe sanksionimin e fraksionit brenda kësaj force politike.

“Jemi e vetmja forcë politike që pranon diversitetin dhe kjo është vlerë evropiane. Jemi e vetmja forcë politike që kemi të sanksionuar fraksionin. Ndaj i bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer dhe të mashtruar: dera jonë është e hapur. Vëllezër dhe motra, ejani në shtëpinë tuaj. Aty ka vend për çdonjërin prej nesh. Aty do të ketë vend për çdonjërin që është në opozitë me këtë regjim. Gjithçka na bashkon dhe mbi të gjitha na bashkon ideali, shpirti i lirë dhe demokratik. Na bashkon dëshira për të luftuar regjimin e krimit dhe korrupsionit. Na bashkon dëshira për të futur Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian. Ndaj, kthehuni të gjithë në shtëpinë tuaj. Atje e keni vendin. Ju mirëpresim të gjithëve në diversitet. Nuk ka rrugë tjetër, të bashkuar ne do të duhet të ecim dhe të bashkuar ne do të fitojmë. Sepse ne kemi një gjë, në ADN-në tonë kemi rezistencën dhe ndaj jemi sot kështu siç jemi. Ndaj kemi fituar këto beteja dhe kështu do fitojmë edhe betejën përfundimtare me regjimin e Edi Ramës. Ne do i japim vendit një qeveri teknike, sepse ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria vend anëtar i NATO-s nuk bën zgjedhje të lira”. (A2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com