Deputetja shqiptare rrëfen njohjen me burrin: Isha 16 vjeçe, u bëra nënë pas një viti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka një histori të gjatë dashurie me bashkëshortin. Në një rrëfim në “Opinion” në Tv Klan, ajo tregon se e ka njohur kur ishte 16 vjeçe përmes lidhjeve familjare.  në moshën 17-vjeçare  ajo u bë nënë për herë të  parë dhe sot kanë 3 fëmijë.

Deputetja shprehet se ka vënë re një ndryshim në familje në Kosovë. Ajo thotë se brezi i saj është rritur në formë tradicionale, por prindërit po përpiqen t’i edukojnë fëmijët në mënyrë moderne.

Blendi Fevziu: Sa vjeç je martuar?

Duda Balje: 16, 17 kam lindur djalin e parë. Pa letërnjoftim.

Blendi Fevziu: 30 e ca vjet jeni bashkë?

Duda Balje: Më shumë se 30. Kemi dy djem dhe një vajzë. Kemi një martesë shumë stabël. Ne në Kosovë, këto shifra nuk besoj se… këtu është pak më ndryshe.

Blendi Fevziu: Shoqëria në Kosovë është pak më tradicionale.

Duda Balje: Është në lëvizje.

Blendi Fevziu: Ma trego pak si u njohe?

Duda Balje: Mes familjes. Unë kam jetuar në Vojvodinë dhe pastaj kam ardhur në Kosovë. Në fakt ka qenë tradita ashtu, nuk kam qenë veç unë. Nuk kam qenë unë si 1 në 15 apo 1 në 20, ka qenë normale. Unë mendoj se faktori kryesor është që rinia në Kosovë është shumë konfuze, ne kemi jetuar në familje tradicionale por kemi influencuar te fëmijët që vajza duhet të shkollohet, të jetë më e pavarur, unë edhe djalin edhe vajzë dhe kemi bërë miks. Ne kemi një familje shumë tradicionale, por fëmijët duam t’i bëjmë shumë modernë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com