Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.
Krashi u shpreh në rubrikën “Opinion” në News24 i bindur se PS do të fitojë edhe një mandat të katërt, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të mos bihet në vetëkënaqësi.
“Mënyra e qeverisjes në një demokraci është që ekipin e përshtatshëm për të realizuar programin dhe vizionin politik, e ka kryeministri.
Nuk ka arsye pse ta dinim paraprakisht anëtarët e PS një informacion të tillë. Kongresi kishte shumë arsye të tjera se përse u mbajt, nuk ishte vetëm njoftimi i ndryshimeve në qeveri.
“Mënyra e qeverisjes në një demokraci është që ekipin e përshtatshëm për të realizuar programin dhe vizionin politik, e ka kryeministri. Nuk ka arsye pse ta dinim paraprakisht anëtarët e PS një informacion të tillë. Kongresi kishte shumë arsye të tjera se përse u mbajt, nuk ishte vetëm njoftimi i ndryshimeve në qeveri. Energjia që ka PS sot është edhe më e madhe se në 2021, ndaj mendoj se do të fitojmë një mandat të katërt. Duhet të luftohet edhe për votën e fundit, e kemi mundësinë. E rëndësishme është të mos biem në vetëkënaqësi”, u shpreh ai.