Dy deputetët polakë, Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik të cilët u dënuan me dy vjet burg muajin e kaluar për shpërdorim detyre kur drejtonin një zyrë kundër korrupsionit në 2007, u përplasën me punonjësit e sigurisë, teksa u përpoqën të hynin me forcë në Parlament. Ata u përpoqën të futeshin në parlament, të mbështetur nga një grup politikanësh të lartë të Partisë Ligj dhe Drejtësi.
“Ne jemi deputetë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë,” u tha Wasik gazetarëve.
Në një prononcim përpara seancës së parlamentit, kryetari Szymon Holownia tha se Wasik dhe z.Kaminski nuk janë deputetë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Qarkut në Varshavë dhe në vendim asgjë nuk ka ndryshuar. “Ata nuk do të hyjnë, nuk do të votojnë, nuk do të marrin pjesë në punën e parlamentit”, u shpreh Hokwnia.
Mosmarrëveshjet e krijuara për faktin nëse politikanët ish anëtarë të partisë së mëparshme në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) duhet të rikthehen në parlament apo jo rrezikojnë të paralizojë procesin legjislativ në Poloni. Presidenti Andrzej Duda, një aleat i PiS i fali ata për në vitin 2015. Duda ka thënë gjithashtu se nuk e njeh vendimin e gjykatës dhe këmbëngul se falja mbetet e vlefshme.
Ish-ministri i Brendshëm Mariusz Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Wasik të cilët u burgosën muajin e kaluar pretendojnë se janë të burgosur politikë dhe mohojnë se kanë humbur mandatet e tyre parlamentare. Avokatët thonë se rasti është një shembull i kaosit në sistemin ligjor të Polonisë. Disa gjykata kishin nxjerrë vendime kontradiktore në rastet e tyre.
Kryeministri Donald Tusk i cili mori detyrën muajin e kaluar duke u zotuar të zhbëjë ndryshimet e PiS në sistemin gjyqësor është shprehur se vendimi i gjykatës duhet të respektohet, ndërsa ka akuzuar presidentin Duda se po i ndihmon deputetet t’i shmangen drejtësinë.
/f.s