Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për dënimin e ish-sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro. Mësohet se Duro është dënuar me 4 vite burg, nga të cilat 1/3 ulet duke sjellë totalin në 2 vite e 8 muaj.
Po ashtu raportohet se për Duron u vendos edhe një dënim plotësues, i cili nuk e lejon atë të ushtrojë për 5 vite asnjë funksion publik.
Ndërkohë Laura Shteto, Valdimit Topi dhe Silvi Shehi u dënuan me nga 1 vit burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënuan në total me 8 muaj.
Kujtojmë se Joana Duro akuzohet për korrupsion pasiv. Sipas SPAK, Topi dhe Shehi i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës.