Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën, me 6 vite burg Besian Xhixhën dhe 5 vite burg Enver Divën për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, ngjarje e ndodhur në Durrës në Mars të 2020, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt.
Apeli ka vendosur të prishë pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për Klevis Allën, që ka qenë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë, duke ia pushuar çështjen lidhur me akuzën për veprën penale të “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, si për veprën penale të bashkëpunimit në grup kriminal, por dënimi ndaj tij mbetet i njëjtë.
Ai u dyshua fillimisht se siguroi informacione për vendodhjen e vëllezërve Haxhia, por rezultoi se mori pjesë drejtpërdrejtë në vrasje, bashkë me Nuredin Dumani, Henrik Hoxhën që dyshohen si ekzekutor si dhe shtetasit Besian Xhixha e Enver Diva.
Alla e humbi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi ka dhënë deklarata të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen ‘Plumbi i Artë’. Prokuroria mori në konsideratë thëniet e Nuredin Dumanit dhe GJKKO pushoi akuzat ndaj Altin Ndocit duke e shpallur të pafajshëm.
/a.r