Dënimi i Trump 10 ditë para betimit, reagon zëdhënësi: Çështje e paligjshme, s’duhet të ishte ngritur kurrë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të dënohet më 10 janar në lidhje me rastin e pagesës së fshehtë ndaj aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, më pak se dy javë para betimit të tij si president. Por Donald Trump nuk ka gjasa të përballet me burg ose dënime të tjera, tha një gjykatës pretendon CNN.

Vendimi i gjyqtarit Juan Merchan nënkupton që Trump do t’i kërkohet të paraqitet në një seancë gjyqësore vetëm 10 ditë përpara inaugurimit të tij më 20 janar – një skenar i paprecedentë në historinë e SHBA. Përpara Trump, asnjë president i SHBA-së – ish apo në detyrë – nuk ishte akuzuar apo dënuar për një krim. Gjykatësi tha se Trump, mund të paraqitet për të mësuar dënimin e tij ose personalisht ose virtualisht. Ai shkroi se nuk ishte i prirur të dënonte Trump me burg dhe se një dënim me “lirim të pakushtëzuar” – që do të thotë pa paraburgim, gjobë monetare ose kusht – do të ishte “zgjidhja më e mundshme”, transmeton A2 CNN.

Vendosja e dënimit do t’i hapte rrugën Trumpit për të apeluar. Merchan pranoi në vendimin e tij se Trump e ka bërë të qartë se synon të apelojë. Në një deklaratë, zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha se nuk duhet të ketë dënim në këtë rast.

“Kjo çështje e paligjshme nuk duhet të ishte ngritur kurrë dhe Kushtetuta kërkon që ajo të pezullohet menjëherë,” tha Cheung. Merchan njoftoi planin e tij për dënimin duke mohuar mocionin e Trump për të pushuar çështjen për shkak të fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Avokatët mbrojtës të Trump kishin argumentuar se mbajtja e çështjes mbi të gjatë presidencës së tij do të pengonte aftësinë e tij për të qeverisur. Merchan e hodhi poshtë këtë argument, duke shkruar se anashkalimi i vendimit të jurisë do të “minonte sundimin e ligjit në mënyra të pamatshme”, shkruan A2 CNN.

“Statusi i të pandehurit si President i zgjedhur nuk kërkon aplikimin drastik dhe ‘të rrallë’ të autoritetit (të gjykatës) për të miratuar mocionin (për shkarkimin),” shkroi Merchan në vendim.

Ndërsa pranoi shërbimin e Trump si president, gjykatësi tha se deklaratat publike të Trump që kundërshtonin sistemin e drejtësisë ishin gjithashtu një faktor për të në përcaktimin se si karakteri i Trump do të ndikonte në vendim.

Në korrik të vitit të kaluar, Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që u shpallej fajtor për një vepër penale. Me një vendim historik, juria e Gjykatës Federale në Manhatan e shpalli 77-vjeçarin fajtor për të 34 akuzat që rëndojnë ndaj tij, përfshirë edhe ato për falsifikimin e të dhënave tatimore për të ndikuar në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com