Dendias zbulon planin e Greqisë: Do të krijojmë një mur mbrojtës raketor në Egje

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias me rastin e kremtimit të ditës së Marinës, ka zbuluar atë që e ka quajtur planin e Athinës për të krijuar një mur mbrojtës raketor në Egje, në kuadër të “Axhendës 2030”.

Dendias foli për “një mur që do të jetë në gjendje dhe fleksibël” për shkak të ishujve të shumtë që ka Greqia.

Sipas tij ishujt greke do të kthehen në njësi fuqie për të bllokuar dhe parandaluar çdo mendim apo tentativë për të rrëzuar forcën helene në Egje, të cilën e kanë konsoliduar traktatet ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare e detit.

Marina mbetet një vazhdimësi e këtyre traditave, pra e sovranitetit grek në Egje. Dhe ajo mbetet gjithashtu garantë e sovranitetit dhe të drejtave sovrane të helenizmit në det”, tha Nikos Dendias , gjatë fjalës në Shkollën e Kadetëve Detar.

“’Axhenda 2030′ parashikon një sistem modern për përballimin e sfidave dhe, natyrisht, parashikon edhe një Marinë moderne dhe të fortë. Do të më lejoni të them, më modernia dhe më e fuqishmja në historinë e vendit tonë”, tha më tej Dendias, i cili u ndal në pozicionimin e tij dhe parashikimet në favor të potencialit ekzekutiv të Forcave të Armatosura greke.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com