Etinioli nga Divjaka prej 5 vitesh i është dedikuar bujqësisë.
Sot ai zotëron 11 hektarë vreshta prej të cilëve kultivon prodhim cilësor konkurrues në tregjet ndërkombëtare, ku edhe eksporton pjesën më të madhe të prodhimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale në rubrikën “Të rinjtë në Bujqësi”, momente nga ferma me vreshta, ku Etioli ponon fort me vizionin të qartë të siguruar një prodhim cilësor dhe me standarde të larta.
Ajo e vlerësoi angazhimin e tij, në biznesin bujqësor, si një tjetër shembull të sipërmarrësve të rinj, që po marrin iniciativa për t’u integruar në tregun rural si alternativa që sjell ndryshimet e nevojshme.
“Etinioli është një shembull se si të rinjtë kanë kthyer sytë nga sektori i bujqësisë dhe angazhohen për të çuar shijen e produkteve cilësore “Made in Albania” përtej tregut vendas, duke kontribuar në eksportet shqiptare dhe të ardhurat e familjes”, tha Denaj.
Qeveria vijon të mbështesë përmes Skemës Kombëtare, kultivimin e hershëm të rrushit në serra, që rrit sasinë e prodhimit në përgjigje të kërkesës së lartë në treg, duke ofruar çmime të mira dhe për eksport.
/a.r