Një 65-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Barbas të Tiranës. Ai dyshohet se ka dëmtuar dorën në makinerinë në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit. Si pasojë e dëmtimeve ai ka humbur jetën.
“Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.