“Dëmtime të shumta në trupin e viktimës”, del ekspertiza e vdekjes së Egli Progës në Pogradec

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u dhunua për vdekje në 10 Gusht në një lokal në Pogradec.

Korrenspondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës dhe me grusht.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor.

Në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L, thuhet në akt-ekspertim.

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com