Delegacioni parlamentar shqiptar takon Escobar. Bardhi: SHBA mbetet aleati ynë kyç, jemi me fat…!

Në kuadër të një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni parlamentar shqiptar ka zhvilluar një takim edhe zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

Gazment Bardhi, kreu i grupit të Partisë Demokratike, shkruan pas takimit se Shqipëria, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE.

Reagimi i Bardhit:

Gjatë vizitës në Washigton DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar.

SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com