Ditën e djeshme një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dje në Kretë pas një sherri me disa të rinj të tjerë.
Nga raporti mjekësor, u zbulua se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër.
Sipas medias greke flashneës.gr, mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte një histori me probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin u përfshi, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë. Kujtohet se nga pesë personat që u dërguan në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë , të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në përleshjen me 20-vjeçarin.
Ndërsa nuk ka pasur prova për përfshirje për tre të rinjtë nga Rumania, Gjeorgjia dhe Bullgaria, të cilët ishin në të njëjtën shoqëri me dy grekët.
Orgito Lloci, pas përfundimit të konfliktit nuk u ndje mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.
/a.r