Një efektiv i gardës së republikës është përjashtuar nga rradhët e institucionit pasi ka deklaruar se ka përdorur aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. Euronews Albania mëson se agjencia e mbikqyrjes policore po shikon mundësine e një formulari tjetër që do ti dërgohet subjekteve vetdeklarues, për aplikacione të tjera që mesa duket nuk janë përdorur vetëm nga krimi.
Formulari për vetdeklarimin e përdorimit të aplikacioneve të enkriptuara SKY ECC dhe ENCRO CHAT, “djeg” zyrtarin e parë. Nga rreth 13 mijë subjekte të agjencisë së mbikqyrjes policore në rradhët e uniformave blu, gardës së republikës dhe shërbimit zjarrëfikës, vetëm 1 deklarues ka pranuar se ka përdorur një aplikacion të enkriptuar.
Euronews Albania mëson se bëhet fjalë për një efektiv të gardës së republikës ndaj të cilit është marrë menjëherë masa e perjashtimit nga institucioni që ka për mision, sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë se veçantë.
Dosjet nën hetim të SPAK, ku rezulton se në fraksionet e hetimit për SKY ECC rezultojnë të implikuar 1 ose 2 punonjës policie ka bërë që AMP të shikojë mundësinë e dërgimit të një formulari shtesë me aplikacione të tjera që janë përdorur për qëllime të paligjshme.
Një ndër to është edhe aplikacioni “ Matrix ” mbi të cilin, bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer se ka e ka përdorur për një periudhë të gjatë për të komunikuar në mënyrë të sigurtë për qëllime kriminale.
/f.s