Deklaroi divorcin me Monikën, Ilir Meta tani i futet leximit. Libri me figura për legjendën e futbollit…!

Ilir Meta i është futur leximit, pas divorcit me Monika Kryemadhin. Dhe jo liber dosido, per ate per Xhorxh Bestin, legjenden e futbollit britanik, nje liber qe dominohet nga fotot. Pasi dhe Meta s’ka nerva te lexoje shume.

“Një libër i jashtëzakonshëm i Xhorxh Bestit, “Blessed”, një prej futbollistëve më të mirë të botës, që kurrë nuk mori pjesë në Botëroret e futbollit.

Për këtë “fajëson” edhe Shqipërinë, ku jetoi 4 ditët më të mërzitshme të jetës së tij edhe për shkak të golit historik të Din Zhegës së madh, që skualifikoi Kombëtaren e Irlandës së Veriut me atë barazim në Tiranë.

As Besti dhe as Zhega, që pata fatin ta kisha koleg deputet për disa vite, nuk kanë mundësi ta ndjekin Shqipërinë në këtë Europian ku po shkëlqen.

Por ne e dimë se në themelet e kësaj Kombëtareje është ADN e atyre gjeneratave, që me shumë shpirt dhe mes vështirësive e privacioneve të mëdha skualifikuan Irlandën e Veriut të Xhorxh Bestit, Gjermaninë e Shulzit, mundën Belgjikën e madhe dhe Greqinë Kampione të Europës.

Duke lexuar këtë libër do të gjeni kujtime të pabesueshme të Xhorxh Bestit ose i mbiquajturi “Bitëllsi i pestë”, ndër njerëzit që ndikoi fort shoqërinë e kohës me profilin e tij të pakrahasueshëm.

Kohët kanë ndryshuar dhe Shqipëria nuk lufton për të skualifikuar të mëdhenjtë, por ka realizuar ëndrrën, merr pjesë në finalet e Europianeve dhe sfidon për t’u kualifikuar vetë”, shkruan Meta./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com