Deklaratat, Vulin: S’ka vend për Serbinë në BE edhe nëse heqim dorë nga Kosova

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, në një shkrim të tij për gazetën “Politika” iu drejtua qytetarëve për të mirat e BRICS duke vënë në pah edhe, sipas tij, mangësitë e Bashkimit Evropian, për të cilin shprehet se është një projekt që po shkon drejt fundit.

I sanksonuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se në BRICS nuk të imponojnë politikat, nuk të thonë të sanksionosh askënd dhe nuk të detyrojnë të vësh flamurin ukrainas.

“Serbia po tenton që politikën e Rusisë ta implmentojë në Kosovë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kontestin ekonomk, avancimin dhe rikthimin drejt politikës së BRICS është tregus i qartë ndërsa në kontestin ushatrak dihet se tentavia e Rusisë që përmes Serbsië të inflencojë dhe të dal në detin Adriatik dhe Mesdhe,” shprehet Drizan Shala, Ekspert i Sigurisë

Përderisa bindjet e Vulin për Kosovën janë të njohura, ai tha se për Serbinë nuk ka vend në Bashkimin Evropian edhe nëse heq dorë nga Kosova, gjë që thotë se nuk do e bëjnë.

“Këto deklarime që nuk do të heqim dorë nga Republika e Kosovës padyshim nuk është lajm por është tregues i qartë që në aspektin taktik e operacional Serbia do të vazhdojë të implementojë kërkesat e saja në kontestet e cënimit të sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës por njëkohësisht ky cenim dhe kjo prishje e ekuilibrave të sigurisë do ta atatkojë drejtëpërdrejt edhe Sarajvevën”

Ish-kryespiuni serb ka lidhje të forta me Rusinë dhe shihet si aleat i fortë i regjimit të Kremlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com