Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Adonis Georgiadis reagoi në lidhje me deklaratat e presidentes së re në Maqedoninë e Veriut dhe fituesit të zgjedhjeve Hristijan Mickoski, të cilët deklaruan se do t’i referohen me emrin që duan vendit të tyre.
Sipas, Georgiadis nëse lideri i VMRO-DPMNE bëhet kryeministër dhe vazhdon me deklarata të tilla, Mitsotakis do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës.
“Sipas nenit 19, parashikohet nëse ka shkelje. Nëse qeveria e Maqedonisë së Veriut shkel Marrëveshjen, Qeveria e Greqisë do të bëjë atë që është paraparë”, tha Georgiadis në një deklaratë për mediat greke.
“SYRIZA nuk ka vënë kusht që Maqedonia e Veriut të largohet nga NATO nëse shkel Marrëveshjen, ka qenë për shkak të SHBA-së. Është një marrëveshje e keqe. Procesi i shfuqizimit të kontratës është i vështirë”, shtoi ministri i Shëndetësisë.
/a.r