Deklarata tronditëse e babait të Almës: Shpirti s’më del rehat!

Pas gjetjes së trupit të fëmijës së dytë të familjes Arazi, vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupave të Alma Bushati Arazit dhe fëmijës tjetër që dyshohet të jetë i biri.

Nga deklaratat e dhëna nga familja e Almës, zbulohet se fillimisht Ergysi kishte krijuar një lidhje martesore e cila u ndërpre sa u mor vesh nga bashkëshortja, por kulmi do të ishte një tjetër lidhje e krijuar nga Ergysi, me një vajzë 18 vjeçare, që prej kohësh ai bënte një jetë të dyfishtë.

Familjarët, por më shumë motra e Almës ka qenë në dijeni të sjelljes së Ergysit madje thekson se sa herë Alma largohej bashkë me fëmijët, ai vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj:
“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”-thoshte ai.

Jashtë kamerave babai i Almës ka theksuar se herë pas here i ka thënë të bijës të largohej prej Ergysit, pasi ajo po e shihte që ai nuk kishte më ndjenja ndaj saj, mirëpo kjo e fundit ishte shprehur që e kishte të vështirë marrjen e një vendimi të tillë.

Kjo për shkak se sipas Almës, ajo nuk vinte nga një familje që të merrte një e të lëshonte një por ishte rritur duke mësuar që të vdiste me atë që do të martohej.

I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk ështëvonë, pasi historitëtilla, nuk përfundojnë mirë”.

Mesa duket babai ka parandjerë një fund të hidhur.

Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq. Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti.

Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe kur e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com