Donald Trump kalon nga njëri ekstrem në tjetrin, nga vendosja e paqes për pak minuta, te bombardimi i Rusisë.
Gjatë një takimi me disa financues kryesorë amerikanë të fushatës së tij, manjati thotë se po të ishte akoma president i Shteteve të Bashkuara do të sulmonte Moskën ose Pekinit nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën apo Kina të niste një luftë në Tajvan.
Kështu raporton media Uashington Post, që citon disa prej bashkëbiseduesve të Trump. Kjo është hera e parë që ish kreu i Shtëpisë së Bardhë përdor këtë ton të ashpër në drejtim të Putinit, pasi në të kaluarën ka refuzuar të dënojë veprimet e Moskës.
Vitin e kaluar, Trump deklaronte se po të ishte presidenti i Amerikës do ta kishte zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Kinës në më pak se një ditë. Surprizues edhe qëndrimi ndaj presidentit të Kinës, pasi në të shkuarën e afërt e konsideroi Shi Xhinpin si një mik të madh të tijin.
/a.r