Deklarata e Dumanit/ Meta: S’ka asnjë zar që mund të zhbëjë partinë time

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi ditën e sotme deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani se ish-Presidenti  është nën hetim dhe nuk mund të jepte deklarata për çështjet që janë në proces.

Por Ilir Meta ka deklaruar se gjithë jetën ka qenë nën hetim dhe se  prokurorë të caktuar kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me të.

“Kam qenë gjithë jetë në hetim, prokurorë që flirtojnë me politikën, kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me ilir Metën. Unë kam qenë këtu, do jem gjithmonë këtu përballë jush.

Të jeni të sigurt që nuk ka asnjë forcë që mund të zhbëjë Partinë e Lirisë si një parti të të vërtetave të mëdha. Nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit për të legjitimuar kapjen e Reformës në Drejtësi nga Edi Rama, përmes shkatërrimit të proceseve kushtetuese.

Lidhur me përpjekjet e Edi Ramës për ta kthyer SPAK në një komisariat policorë, anti-opozitës, s’jemi të surprizuar, por unë s’kam dashur ta identifikoj këtë institucion me persona të caktuar, të cilët nuk flirtojnë me politikën. Këta persona në vend që të vendosin dorë mbi kushtetutë, kanë bërë betime të tjera”, u shpreh Meta.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com