Deputeti Flamur Noka, pas mbledhjes së grupit të deputetëve të opozitës në Kryesi, ka komentuar deklaratat nga arratia të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Noka u shpreh se dëshmitë e ish-numrit 2 të qeverisë Rama janë rrëqethëse dhe alarm i madh, teksa theksoi se “kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që kërcënon me jetë çdo njeri që i del kundër”.
Deputeti demokrat theksoi se qeveria sot duhet të kishte rënë.
“Numri 2 i rilindjes qartësoi shqiptarët s’kemi të bëjmë me qeveri, por me një organizatë kriminale që kërcënon me jetë çdo njeri që i del kundër. Deklaratat e Ahmetajt ishin alarm i madh.
Vendi ka dy organizata kriminale, qeveria që vetëm vjedh e vjedh, ka një organizatë tjetër kriminale që quhet SPAK duke mbuluar gjurmët e krimit të organizatës e parës. Fsheh provat që Veliaj është pronari real i inceneratorit të Tiranës. Arben Ahmetaj tregoi se pronari është Veliaj dhe 40% një biznesmen shqiptaro-zviceran. Të thënat e Ahmetajt, rrëqethëse.
Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. Veliaj dhe Rama duhet të ishin marrë të pandehur”, tha Noka.
/f.s