Kushtet e vështira atmosferike me reshje dëbore dhe erë kanë sjellë dëmtime të rrjetit elektrik në zonën e verilindjes së Librazhdit e Prrenjas, sidomos në Stëblevë, Borovë, Rrajcë dhe Qafthanë.
OSSH Elbasan ka reaguar për situatën e krijuar nga era dhe reshjet e dëborës. Grupi operativ OSSH Librazhd po punojnë për eleminimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike edhe në zonat më të thella ku kanë hasur vështirësi për të aksesuar.