DEBATI / “Po i thur elozhe komunizmit”, Leka i kthehet avokatit të Bardhit: S’e kemi përcjellë akoma, kemi babin e Zenit

Emisioni “Open” u shndërrua në një arenë debati të ndezur mbrëmjen e sotme, teksa analisti Martin Leka dhe avokati përfaqësues i Gazment Bardhit, Marash Logu, përplasën pikëpamjet e tyre mbi përdorimin e familjarëve të politikanëve në diskursin publik të politikanëve.

Leka përmendi akuzat e bëra ndaj babait të kryeministrit Rama dikur, duke e cilësuar atë si një artist, por kjo është pritur nga reagimi i Logut, sipas të cilit ai nuk ishte artist, por një person që ka urdhëruar vrasjen e njerëzve.

Debati vijoi me etiketime në nivel personal, me Lekën që e cilësoi Logun si një kopje të Gazment Bardhit, ndërsa avokati iu drejtua analistit duke i thënë se po i thur elozhe komunizmit.

“Shyqyr që e kemi përcjellë komunizmin”, u shpreh Logu, ndërsa Leka u përgjigj se nuk është “përcjellë” akoma, duke iu drejtuar avokatit se “kemi babën e Zenit”, duke iu referuar kreut të PD, Sali Berisha me shprehjen e njohur të Bardhit. Leka ka theksuar se Gazmend Bardhi ka shpifur edhe kundër Sali Berishës dhe solli ndërmend deklaratën e Bardhit se nëse Sali Berisha vjen në krye të PD, ai do të tërhiqej nga politika. /Balkanweb/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com