DEBATI / Neza: Gjekmarkaj e Dogjani u lanë në këmbë në Kuçovë; Gjikondi: Ata janë kurdisur nga Berisha

Pretendimet e dy deputetëve të ‘Rithemelimit’ Agron Gjekamarkaj dhe Asllan Dogjani, që nuk kishin karrige ku të uleshin në ceremoninë e inaugurimit të bazës në Kuçovë, kanë qenë objekt debati mes analistit Sami Neza dhe avokates Brisida Gjikondi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.

Sipas Nezës lënia e tyre në këmbë duket si një veprim i qëllimshëm dhe është në vijim të trajtimit të opozitës si e paqenë.

Ndërsa Gjikondi theksoi se kemi të bëjmë vetëm me një situatë të sajuar prej tyre dhe se janë kurdisur nga Berisha për të krijuar skena të tilla edhe në një ceremoni zyrtare shumë të rëndësishme për vendin.

Debati

Neza: Dy deputetë të opozitës kanë denoncuar një incident, pasi protokolli i kanë lënë në këmbë dhe nuk janë ulur gjatë ceremonisë. Gjekmarkaj nuk kishte karrige, Ermonela Felaj po nënkryetare ishte ulur. Dogjani është anëtarë i Komisionit të Sigurisë. Ata protestojnë për këto gjëra, sepse bëhen të pazëshëm, të paqenë. U larguan se nuk i qasën. Janë bërë deklarata dhe nuk ka reagime.

Gjikondi: Të dy janë personazhe tendenciozë. Kanë krijuar qëllimisht atë situatë. Rithemelimi gjen vetëm sebepe. E kanë bërë zakon këtë, viktimizimin. Thjeshtë krijojnë situata, pasi janë një grup që vetëm përpiqen të gjejnë sebepe. ‘Rithemelimi’ krijon situata dhe nuk gjejnë dot rehat me asgjë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com