Raportimi i kreut të SPAK Altin Dumani, në komisionin e Ligjeve, ish-prokurorja Elisabeta Imeraj, thotë se ishte diçka normale, por jo fort komode nga ana e prokurorisë. E ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Rovena Neziri, Imeraj tha se politikanët duhet të mos kishin kaluar në çështje specifike.
Referuar debatit të Dumanit, me deputetin e Rithemelimit, Flamur Noka, i cili hodhi dyshime për dekonspirim për operacionin e SPAK, Imeraj e cilësoi këtë si një lloj intimidimi për prokurorinë.
‘Ishte një raportim normal. U bë një rezyme të bërë dhe më para të punës së atij institucioni. E parë në pjesën e debateve të lindura gjatë rrugës, unë nuk jam që të flitet konkretisht për çështje specifike. Duke bërë pyetje për çështje specifike, apo duke hedhur akuza të ndryshme qoftë edhe për një moment që mund të ketë dyshime për dekonspirim, mendoj se ishte një lojë politike që politikanët tanë e bëjnë. Politikanët janë aty për të qëndruar brenda kuadrit të tyre ligjore. Prokuroria nuk ishte në një pozicion fort komod.
Ishte jo shumë rehat dhe jo shumë komod për mënyrën se si ishte ndërtuar gjëja. Për mendimin tim do të ishte më mirë që edhe politikanët tanë të ishin të kufizuar në rrafshin e mirë organizmit parimor respektimit të kushtetutës dhe të ligjeve pa kaluar në çështje specifike.
Ajo që mund të konstatoj është një lloj qasje që vazhdon të jetë e politikanëve tanë të mos mbeten pa u përzier në punët e drejtësisë. Çdo institucion dhe ato të drejtësisë të kenë llogaridhënie, por që të justifikojnë veprimet e tyre ky është një element që duhet parë si duhet krijuar balancat. Interpretimi i dytë që lidhej me pasje apo jo të një dekonspirimi më tepër se ide për të kërkuar informacion e shoh në këndvështrimin e bërjes së një intimidirim të vogël në raport me prokurorisë.’- tha Imeraj./m.j