Ngjarjet e rënda kriminale në vend kanë përplasur në diskutime gazetarin e Alfapress-it Poli Hoxha me ish- drejtorin e Policisë, Shemçi Prençi në emisionin “3D nga Alban Dudushi në RTSH.
Gazetari Hoxha tha se pjestarë nga familja Mernica kanë qenë në poste të policisë në kohën e udhëheqjes nga Sali Berisha.
“Çunat që janë me Luan Baçin i cili është kandidat për deputet janë për Sali Berishën aty. Njihen këta, është një fis që quhen “kosovarët” dhe janë përkrahës pa kushte të Berishës, sepse gjatë periudhës së PD, të afërmit kanë punuar në Polici, në institucione. Pra njërez me fuqi që ju ka ardhur nga shteti. Problemi është tek policia, ky rast tregoi që policia është e përulur. Policia duhet të jetë gangsterë, por që nga viti 2015-16 që pati inkriminim nga kanabizi, i ka rënë autoriteti”, tha Hoxha.
Deklarata e gazetarit Hoxha është hedhur poshtë nga Prençi, asokohe drejtor i Policisë i cili theksoi se nga këto familje asnjë nuk ka punuar në polici. Lidhur me ngjarjen e Fierit ku humbi jetën efektivi i policisë “Shqiponja”, Prençi tha se policia nuk u angazhua për ngjarjen.
“Nga këto familje asnjë nuk ka punuar në polici. Unë kam qenë drejtor i Policisë në atë kohë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Luan Baci ka punuar tek patentat. Ndalur tek vrasja e policit nuk u ngrit asnjë helikopter, nuk na thanë asgjë satelitët. Sot kemi një polici që provën e manipulon.
/a.r