Në emisionin ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi, ka pasur një debat mes gazetares, Anila Basha dhe këshilltarit në ‘Rithemelimin” e PD-së për çështjet ekonomike, Dorian Teliti, lidhur me lidershipin e PD-së ku Basha ka nënvizuar se kjo parti është tani me 7 drejtues.
Por Teliti e ka kundërshtuar këtë argument, duke theksuar se edhe referuar votave të 2022 dhe të 2023 është e qartë se kë mbështesin demokratët.
“Kam qenë në mbledhjen e grupit parlamnentar dhe diferencat nuk janë kaq të mëdha. Të tërë propozojnë mënyra të ndryshme si të rregullohet situata. Komisionet hetimore janë çështja e parë. Gardistët bllokojnë Kuvendin. Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë ngritje komisionesh hetimore. Shumica ka të drejtat e veta, opozita të vetat. Opozita ka më pak të drejta. Kuvendi është institucioni më i lartë. Ka të drejtë të kontrollojë e monitorojë atë që do. Kur e kërkojnë 35 deputetë komisioni ngrihet. Deputetët kanë mandat politik.”, tha Teliti.
Por gazetarja Basha këmbënguli se nuk është kriza e komisioneve në plan të parë, pasi PD është krizë lidershipi.
“Pjesa e shout që bëni me komisione ku dalin të dhëna është jo e rregullt. I kemni parë komisionet ku dalin të dhënat. Çohen me një celular. Qeveria është e mbytur me skandale e një komision nuk u ngre peshë. Opozita vuan krizën e lidershipit. Nuk ka lidership. Keni 7 koka në opozitë e s’dimë kujt ti besojmë”, tha Basha.
Por Teliti e hodhi poshtë këtë pretendim dhe i kërkoj Bashës që të mos hidhet degë më degë sepse nuk është në pemë.
/a.r