Debate në ‘BBV’/ Roza-Heidit: Më do b*tha të komentoj!

Në ‘Prime-n’ e djeshëm, Heidi u përfshi në një debat me disa prej banorëve të shtëpisë.

Bëhet fjalë për Rozën, Erjolën dhe Julin, ku këta të fundit Heidi i ka konsideruar si ‘miq’, mirëpo në spektaklin e mbrëmjes së djeshme u shfaq një klip teksa tre banorët e lartpërmendur kishin folur mbas shpine për Heidin dhe situatën e saj me Romeon.

Fillimisht shkak është bërë një koment i ardhur për Romeon nga Donaldi, ku ky i fundit nuk e kishte përmendur partneren e vëllait në asnjë rresht, e kështu banorët morën shkas të flisnin mbas krahëve të çiftit duke komentuar situatën në të cilën ata ndodhen.

Mirëpo kjo gjë Heidit nuk i ka pëlqyer, teksa dje u përlot dhe debatet me banorët i ka vazhduar dhe pasditen e sotme.

Ajo ka patur një përplasje të ashpër me Rozën dhe shprehet se banoren e konsideron si një njeri fallco!

E ndërsa kjo e fundit u shpreh: “Më do b*tha të dal nëpër grime dhe të komentoj të gjithë. Dhe nuk jam fallco, por ty nuk të pëlqen e vërteta prandaj unë jam fallco!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com