Debat i fortë, Baçi: Berisha s’ka asnjë akuzë; Gjikondi: Ai është model skandaloz!

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi  u përfshi në debate të forta në studion e “3D” me juristen Brizida Gjikondi.

Deputeti demokrat arsyetoi se arresti i shtëpisë për Sali Berishën është i padrejtë dhe i paligjshëm për arsye  se ndalimi me “arrest shtëpie” është mbështetur në faktin se nuk zbatoi urdhrin e SPAK për detyrim paraqitje dhe ndalimin e lëvizjes së tij.

“Kallëzimi në SPAK është marr nga PS , pra kemi një kallëzim politik dhe nuk ka një denoncim nga pronarët, ish-pronarët.  Sali Berisha gëzon të drejtën dhe është deputet dhe nuk i është hequr imuniteti dhe nuk ka masë që ti ndaloi deputetit që të mos komunikoj me qytetarët”, u shpreh Baçi.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i juristes Brizida Gjikondi e cila theksoi se modeli që ofron Sali Berisha është modeli më antishtetar sepse akuzon si bande kriminale institucionin më të rëndësishëm të prokurorisë në vend.

“Berisha është modeli më skandaloz i një shtetar që poshtëron dhe fyen institucionet e drejtësisë . Është e turpshme dhe e papranueshme kjo sjellje e Berishës kundrejt institucioneve.  Nuk është normale që ish-presidenti, ish-kryeministri ti drejtohet prokurorisë si bandë kriminale”

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com