Pas dënimit që banorët kanë marrë pasditen e sotme lidhur me keqpërdorimin e ushqimeve, një debat tepër i ashpër është ndezur mes tyre.
E teksa produksioni lajmëroi se do të ketë një njoftim të dytë se kur banorët do të munden të hapin frigoriferin, pasi të kenë kuptuar që me ushqimin nuk mund të luhet, Françeska ka bërë veprimin e radhës.
Ajo ka hedhur vezë në shtretërit e banorëve, teksa i fajëson se falë tyre shtëpia mbeti pa ushqim.