DEA zbarkon në Tiranë? Hoxha: Më parë jepnin informacion, por këtu vetëm forcohej…

Ditët e fundit ka patur raportime se DEA do të hapë zyrën e saj në Shqipëri edhe pse aktualisht ka një zyrë në Greqi e cila ka mbuluar edhe vendin tonë.

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se DEA në të shkuarën u ka dhënë informacion autoriteteve shqiptare për kompani që merreshin me trafikun e narkotikëe, por nuk janë marrë masa dhe kompania tashmë mjaft e njohur, vetëm është rritur! Gazetari tah se ardhja e DEA nuk është sukses për autoritetet, por tregon rritje të narkotrafikut.

“DEA ka patur prezencë vitet e fundit në Tiranë, me konsulencë edhe pranë institucioneve të zbatimit të ligjit. Deri tani e ka mbuluar Shqipërinë, zyra në Greqi. Tani i është mbushur mendja. DEA, edhe pse ka patur zyrë në Athinë, ka kuptuar më mirë ta ketë këtu.

Para dy javësh, përmendëm rastin e një zjarrfikësi të Fierit, që u kap me sasi rekord droge, 600 kile kokainë. Tani, 600 kg e kanë kaluar 100 milionë euro.

DEA thotë po e vendosim shtabin më në qendër.

Autoritetet e paraqitën si nivel i lartë i bashkëpunimit. Ata këtu kanë qenë, madje kanë sjellë informacion. Madje kanë sjellë informacion që filan kompani merret me kokainë. Tani është bërë kompani e  madhe ajo!

Tani kanë ardhur vetë këtu. Por është gjë pozitive që vijnë”, tha Hoxha.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com