Data e zgjedhjeve, Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë politike, nesër takohet me…

Presidenti i Republikes Bajram Begaj nis ditën e nesërme konsultimet me partitë poltike në funsksion te dekretit për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Gazetari i News24, Ergys Gjençaj, bëri të ditur se të mërkurën Presidenti Begaj do presë në takim kreun e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK, ndërsa të enjten do të presë përfaqësues nga PL.

Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD Presidenti do t’i zhvilloje ditën e hënë (2 Dhjetor), bëri të ditur gazetari Gjençaj.

Më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielat e para të majit, 4 ose 11 maj. Gjithsesi këto janë thjesht supozime, pasi përcaktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit të Republikës, i cili pas konsultimeve me aktorët kryesorë politikë në vend, dekreton edhe datën e zgjedhjeve.

Nga praktikat e mëparshme, caktimi i datës së zgjedhjeve është bëhet me dakordësinë e palëve, ku Presidenti konsultohet për dy data të mundshme, që i parashtrohen përfaqësuesve të partive politike.

Në deklaratat publike, Partia Demokratike nuk ka shprehur ndonjë datë të preferuar se kur mund të mbahen zgjedhjet, ndërsa kreu i saj, Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur.

Përgjithësisht zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë mbajtur në muajt maj-qershor, me përjashtim të dy zgjedhjeve të para pluraliste që janë mbajtur në 31 mars 1991 dhe 22 mars 1992, dhe një rasti në 2005-ën, kur procesi u zhvillua në 3 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com