“Dashuria më e madhe e jetës time”, dedikimi i ndjerë i vajzës për babanë që qëlloi pa mëshirë mbi të, nënën dhe vëllezërit e saj

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi mëngjesin e sotëm në Itali, ku një burrë kreu masakër mbi familjen e tij dhe më pas vrau veten.

Roberto Gleboni qëlloi me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, një fqinj, mbi nënën e tij dhe më pas vrau veten.

Bashkëshortja dhe vajza 26-vjeçare humbën jetën në vend, ndërsa djali 9-vjeçar ndërroi jetë në spital.

Mediat italaine kanë bërë publike një dedikim të ndjerë që vajza e Roberto Glebone, Martina i kishte dedikuar të atit dhe nënës së saj në tezën e diplomës.

“Dashuria më e madhe e jetës sime”, shkruante në tezën e saj të diplomës Martina, e cila gjithë suksesin e saj ua dedikonte prindërve.

Në profilin e saj në Facebook, Martina Gleboni, vajza 26-vjeçare e vrarë të mërkurën në mëngjes në Nuoro nga babai i saj, ka publikuar disa mesazhe. Fotoja që ajo zgjodhi si “kopertinë” daton në datën 28 ​​prill të dy viteve më parë.

Një dedikim është për nënën: “Kush besoi në të para se unë të besoja në të”. Tjetra është për babain: “Dashuria më e madhe e jetës sime”.

Nënë e bijë i ishin bashkuar një fushate të promovuar nga Action Aid për t’i thënë “Jo dhunës ndaj grave”.

Dinamika e ngjarjes

Italia u zgjua me një lajm të tmerrshëm mëngjesin e sotëm, atë të krimit në familje. 59-vjeçari Roberto Gleboni pas një debati të ashpër me bashkëshorten e tij Giusi Massetti e ka qëlluar për vdekje këtë të fundit, ndërsa ndodheshin në shtëpinë e tyre në “Via Inchusa” ku jetonin bashkë me fëmijët e tyre .

Më pas Roberto ka qëlluar mbi vajzën e tij 26-vjeçare Martina e cila humbi jetën menjëherë, e më pas qëlloi mbi dy djemtë e tij të moshës 14- dhe 9-vjeç, të cilët mbetën të plagosur rëndë, ndërsa 9-vjeçari ndërroi jetë më pas në spital.

Pas kësaj Roberto u drejtua për te banesa e fqinjit të tyre Paolo Sanna (që sipas disa burimeve ishte qenë edhe pronari i shtëpisë ku banonte familja), të cilëin e plagosi dhe më vonë shkoi në banesën ku jetonte nëna e tij në via Gonario Pinna duke e qëlluar me plumb në kokë 84-vjeçaren, e cila gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë. Në fund, autori ktheu armën nga vetja dhe u vetëvra.

52-vjeçari Roberto Gleboni ishte punonjës i Forestas, shërbimi i parkut pyjor të Sardenjës. Ai ishte gjithashtu sindikalist dhe ishte pjesë e menaxhimit territorial dhe rajonal të FAIS.

Arma me të cilën kreu vrasjet ishte një pistoletë gjysmë automatike dhe e kishte me leje.

Pistoleta u gjet nga policia në banesën e nënës së tij, pas zbulimit të masakrës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com