Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur në lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ai u shpreh se ka prokurorë të këtij institucioni që janë pranë mazhorancës, teksa veçoi kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai është i pakorruptushëm.
“SPAK e ka notën 8. Të besoni se i njoh prokurorët, ka elementë që janë pranë mazhorancës dhe kanë ndikime, por pjesa më e madhe.
Altin Dumani është i pakorruptueshëm. Ai edhe nënën e vet e fut në burg, ne kuptimin e mirë të fjalës.
Fakti që krimi dhe politike bën kërcënime, do të thotë se janë në rrugën e duhur. E kanë gjetur deri në gjermani një prokuror bandat për ta kërcënuar.
Krimi dhe aktorë të fortë të politikës po mbahen me thonj dhe nuk do t’i shihni më në 5 vitet e ardhshme”, tha Sula ndër të tjera në “Drejt” në “Ora news”.
/a.r